CLUB GOES TO HOLLYWOOD
 
[03/07/2008]
Drew Barrymore bëhet regjizore

Drew Barrymore po ngjit shkallët e karrirës duke provuar aftësitë e saj si regjizore në filmin komik "Whip it" i cili do të shfaqet për publikun në 2009. Biondina 33 vjeçare e qaujtur gjithnjë si vajza e vogël e Hollivudit ka lënë përkohësisht rolet nëpër filma dhe i është përkushtuar regjisë të cilën e ka marrë më shumë seriozitet dhe pasion, kështu të paktën shprehen bashkëpunëtorët në filmin e saj të parë si regjizore ku interpretojnë Juliette Lewis dhe Marcia Gay Harden. Kritika nga ana e saj është në pritje të japë opinonin e rradhës.
 
[03/07/2008]
Naomi Watt sërish shtatëzënë

Aktorja e njohur hollivudiane Naomi Watt është në pritje të fëmijës së saj të dytë duke e bërë kështu djalin e saj 1 vjeçar me një motër apo vëlla. 39-vjeçarja e njohur në rolet e suksesshëm në The Ring, King Kong apo Mulholland Drive nuk është martuar ende me të dashurin e saj dhe babain e fëmijëve Liev Schreiber (40 vjeç) më të cilin është njohur në sheshxhimin e "The Painted Veil," në 2006.
 
[02/07/2008]
Lamtumirë Guy, mirëseerdhe Alex.

Ka fare pak ditë që Madonna ka arkivuar martesën e dytë në jetën e saj me regjizorin Ritchie dhe duket se nuk ka humbur kohë për të gjetur menjëherë zëvendësues. Sipas shtypit amerikan shëkndija e re e Madonës është lojtari i bejzbollit Alexander Emmanuel Rodriguez i cili për fatin e keq të saj është i martuar dhe babai i dy vajzave. Lojtari i New York Yankees është parë të hyjë e të dalë në apartametin e këngëtares në New York. Gjithashtu prej dy muajsh të dy ndjekin rregullisht njëri-tjetrin në çdo aktivitet muzikor dhe sportiv.
 
[02/07/2008]
Grace Jones is back!

Një divë i rikthehet muzikës botërore pas gati 20 vitesh mungese dhe po flasim për Grace Jones. Pantera e muzikës është gati të publikojë më 29 tetor `Hurricane`, albumin e saj të ri i cili vjen 19 pas albumit të fundit `Bulletproof Heart`. Rikthimi i Jones nuk është dhe aq surprizë duke qënë se këngëtarja tashme 60 vjeçare, kishte dhënë disa shfaqe live këto kohë në Royal Festival Hall.
 
[01/07/2008]
"Mbreti Lir" bëhet film

Një tjetër film i ri i cili do ti vijë ekranit të madh është përshtatja kinematografike e një prej tragjedive më të njohura të Shekspirit "Mbreti Lir". Dhe për një vepër kaq të madhe regjizori i filmit Joshua Michael Stern ka mbledhur një trupë të shkëlqyer aktorësh duke filluar me Anthony Hopkins cili do të luajë rolin e mbretit Lir. Tri vajzat e mbretit do të intepretohen respektivisht nga Gwyneth Paltrow, Keira Knightley dhe Naomi Watts. Bashkimi i kaq shumë emrave të njohur në një film ka bërë që tani kritika të flasë për një kompllot të vërtetë nga ana e producentëve për të fituar gjithë Oskarët e ardhshëm. Xhirimet e filmit nisin në fillim të viti të ardhshëm në Irlandë dhe Angli.
 
[01/07/2008]
Quentin Tarantino i dashuruar me Tera Patrick

Quentin Tarantino do ti rikthehet kinemasë më bujshëm se kurrë. Regjizori i njohur po punon mbi realizimin e versionit të ri të flmit `Faster, Pussycat, Kill! Kill! ku si protagoniste kryesore ka përzgjedhur pronostaren e famshme Tera Patrick. Përzgjdhja nuk ka qënë e mundmishme pasi Tarnatino prej kohësh kish shprehur dëshirën të bashkëpunonte me aktoren e filmave erotikë dhe më në fund rasti i erdhi.
Filmi, xhirimet e të cilit priten të nisin së shpjeti, rrëfen historinë e tre femrave në një udhëtim të mundmishëm në shkretëtirë. Me siguri Tarantino do të përfitojë nga sheshxhirmi për ti bërë pak fresk Terës!!!
 
[30/06/2008]
Cameron Diaz rigjen dashurinë

Një tjetër martesë në sfond dhe protagonistja që mund të vërë vellon e bardhë është një tjetër biondinë hollivudiane. Po flasim për Cameron Diaz e cila javët e fundit është parë me dashuruar se kurrë krah modelit bitanik Paul Sculfor. Ajo që ka bërë të dyshohet për një martesë të mundshme nuk është buzqëshja e saj, as fakti se Paul është më i ri se ajo në moshë, por një unazë me diamantë që është është shfaqur si një aksesor i ri në dorën e saj e që mbase po na paralajmëron për një kurorëzim të aktores 36 vjeçare. Derisa momenti të vijë, shpresojmë që Diaz të mos ndërrojë mendje siç e ka për zakon!
 
[30/06/2008]
Martohet Uma Thurman

Uma Thurman e cila prej kohësh kishte bërë zyratrisht publike lidhjen e saj me miliarderin zviceran Arpad Busson do të martohet duke kurorëzuar kështu martesën e tretë në rradhë në jetën e saj. Muza e Quentin Tarantino ka preferuar britaniken ”Times” për ta bërë publik për të gjithë lexuesit e fansat e saj lajmin e martesës. Asnjë detaj më shumë nuk është bërë i njohur ndërkohë që zëra pranë çiftit kanë hedhur dyshime mbi një shtatëzani të mundshme të yllit hollivudian.
 
[26/06/2008]
Orlando Bloom dhe Miranda Kerr

Tani nuk ka më dyshime për lidhjen e re romantike mes aktorit Orlando Bloom dhe supermodeles australiane Miranda Kerr. Çfiti është parë këtë fundjavë thuajse nudo duke bërë plash në ishujt Kanarie ndërkohë që nuk kishin shumë që ishin kthyer nga Australia ku mesa duket Orlando kish shkruar të takonte prindërit e supermodels dhe mbase gruas së tij të ardhshme.
 
[26/06/2008]
Super Madonna

Mund të jetë një moment i vështirë në jetën private ky për Madonnen e cila po kalon proceduart e divorcit nga Guy Richie por në këtë peridhë mund të ngushëllohet me suksesin që po arrin në jetën artistike. Deri tani ajo ka shitur mbi 1 milionë bileta në kuadër të turnet të saj botëror i cili nuk ka mbaruar ende madje sipas zërave Material girl, e cila më 16 gusht feston 50 vjetorin, ka vendosur të shtojë dhe data të tjera për koncertet e saj.
 
1-10 | 11-20 | 21-30 | 31-40 | 41-50 | 51-60 | 61-70 | 71-80 | 81-90 | 91-100 | 101-110 | 111-120 | 121-130 | 131-140 | 141-150 | 151-160 | 161-170 | 171-180 | 181-190 | 191-200 | 201-210 | 211-220 | 221-230 | 231-240 | 241-250 | 251-260 | 261-270 | 271-280 | 281-290 | 291-300 | 301-310 | 311-320 | 321-330 | 331-340 | 341-350
 
HOME›››
 
 
 
 
 
 Download Flash Player | An ARX.Net S.A. Project | Copyright© ClubFM.Net