HI-TECH TIMES
 
[03/07/2008]
Windows Xp del ne pension

Që prej datës 1 korrik Microsoft nuk do të shesë më sistemin më të sukseshëm
operativ Windows Xp. Megjithëse peticioni për shtyrjen e afatiti të heqies së tij nga tregu mblodhi 210.000 firma, asgjë nuk e ndali Bill Gates të vërë në jetë vendimin e marrë. Tashmë të gjithë duhet të drejtohemi tek i shumë diskutuari Winows Vista, sistem në fakt që do të ndiqet në 2009 nga Windows 7, i cili sipas analistëve do të jetë mrekullia e rradhës nga Microsoft.
 
[03/07/2008]
Hard disk rezistent ndaj ujit dhe zjarrit

Një hard disk që i reziston ujit apo zajrrit, është kjo risia teknologjike e quajtur “Sentry Safe”. Ky hard disk është ideal për të gjithë ata përdoruest të cilët ruajnë të dhëna shumë të rëndësishme në kompjuter dhe në rastet e ndonjë aksidenti nuk kanë pse merakosen për të dhënat e tyre. “Sentry Safe” ka një kapacitet memorieje prej 250 GB dhe mund të durojë gjysëm ore temperaturën prej 840 gradësh dhe 24 orë nën ujë. Çmimi i këtij hard disku është 250 euro.
 
[02/07/2008]
Radio që punon me energji diellore

Roberts ka prezantuar së fundmi një radio të re të lëvizëshme dixhitale e cila funksionon vetëm falë përftimit të energjisë diellore. Pjesa e sipërme e aparatit është e pajisur me një panel të vogël diellor që mundëson karikimin e një grupi baterish. Radio e pagëzuar me emrin solarDAB ofron 10 kanale të programueshme, ka një ekran LCD dhe jack për kufie. Çmimi mendohet të variojë rreth 100 eurove!
 
[02/07/2008]
Syze anti-paparac

Pajisja e re teknologjike për të cilën do t’ju flasim tani nuk është për njerëzit e zakonshëm por për kategorinë vip të cilët tashmë mund të gjejnë përfundimisht një zgjidhje për paparacët. Fjalën e kemi për një palë syze të reja teknologjike të cilat do të bëjnë çudira falë pajisjes me dy pllakëza të vogla infra të kuqe të cilat funskionojnë duke u lidhur me dy bateri që pozicionohen në bishtat e syzeve. Qëllimi i pllakëzave infra të kuqe është që gjatë shkrepjes së një fotoje të lëshojnë një dritë të fortë të bardhë duke e bërë të pamundur shquarjen e fytyrës në foto. Syzet e magjishme nuk kanë dalë ende në qarkullim dhe nuk është çudi që të jenë aksesorët më të kërkuar në Hollivud.
 
[01/07/2008]
Ju flasim tani për HandyWi i cili është një aplikacion për celularë Symbian S60 të pajisur më kartë Wi-Fi, si psh Nokia N78, Nokia N93 e N95. Software-i i ri ka për qëllim të kapë çdo sinjal të mundshëm të një rrejti wireless-i dhe të lidhë aparatin e celularit pasi është njohur paraprakisht me sigurinë dhe fuqinë e sinjalit të kapur. Për fat të mire ky aplikacion nuk lidhet me WLAN publike dhe arrin të filtrojë dhe një sërë virusesh që mund të dëmtojnë celularin gjatë përdorimit të web-it. Një shërbim i nevojshëm ky për ata që apartin celular e shfrytëzojnë për tu lidhur me internetin kudo që ndodhen.
 
[01/07/2008]
Quhet iRiver Speedo Aquabeat Waterproof Player dhe siç mund të kuptohet nga vetë emri është një lexues mp3 i cili është rezistent ndaj ujit. Pajisja e re tenton të konkurojë lexues të tjerë të ngjashëm që kanë zbarkuar në tregun elektronik për të kënaqur pushuesit që nuk heqin dorë nga muzika as brenda në det apo pishina. iRiver vjen si një lexues Mp3 më i sofistikuar, vetëm 35 gramë dhe një memorie të brendshme prej 1GB. Arrin të punojë deri në 3 metra thellësi dhe kohëzgjatja e baterisë së tij arrin deri në 9 orë. Gjithë kjo mrekulli që mund të behët shoqëruesi më i mirë gjatë notit kushton 120 euro.
 
[30/06/2008]
Lap top me 1 Terabyte memorie

Pritje prej kohësh dhe më në fund vjen në tregun e teknologjisë së lartë laptopi i parë në botë me 1 Terabyte (1000 GB) memorie. Mrekullia vjen nga Asus i cili e ka pagëzuar laptopin e ri i cili mund të krenohet edhe me karakteristika të tjera teknike. Porçesor 2.5GHz Intel Core 2 Duo T9300 deri me 4GB RAM, sistemi operativ është Windows Vista Ultimate, karta grafike me 1Gb VRAM dhe ka të inkorporuar një sistem të mirë altoparlantësh Altec Lansing që të jep shansin të bësh çudira me Dolby Digital sound. Ndërkohë që ekrani 17 polësh është me definicion të lartë duke të të dhënë kështu mundësi të shijosh filma në HD nëpërmjet lexuesit Blu Ray të integruar. Lista e parametrave të këtij lap topi është e gjatë dhe siç mund të kuptohet çmimi i tij, i cili nuk është bërë ende publik, do të befasojë ashtu sikurse vetë ai.
 
[30/06/2008]
Të shuash dhimbjen e kokës me telekomandë

Në universitetin e Ohajos po testohet një pajisje e re teknologjike e cila falë impulseve manjetike mund të arrijë të mposhtë dhimbjet e migrenës që në fillesat e saj. Pajisja ka formën e një telekomande të zakonshme dhe përdorimi i saj do të duket si një lojë pasi duke e drejtuar nga tëmthat telekomadna lëshon disa rreze që shkaktojnë stimulim manjetik dhe arrin të minimizojë në maksimum dhimbjet dhe shrëngimnet e kokës. Pajisja e cila është ende në fazë eksperimentale do të sjellë një revolucion jo vetëm në fushën e teknologjisë por edhe në mjekësi duke bërë që në një të ardhme jo të largët njerëzit të kurohen nga Hi-tech-u dhe jo nga ilaçet.
 
[26/06/2008]
Sony-Ericsson sjell Cyber-Shot C905

Që nga tetori i këtij viti Sony-Ericsson do të zbarkojë në tregun e aparatëve celularë me me modelin më të ri të gamës Cyber-shot i cili do të jetë i pajisur me Wi-Fi dhe Gps. Po nuk është kjo risia që bashkëpunimi japonezo-suedez tenton të sjellë. Në fakt aparati Cyber-Shot C905 do të jetë i pajisur me një fotokamera 8.1 megapixel duke thyer kështu çdo record të arrirë deri tani për cilësinë e telekamerave në celularë. Hedhja e tij në treg pritet me padurim jo vetëm nga konsumatorët por edhe nga konkurenca të cilët tani duhet ti futen punës për të garuar me Cyber-Shot-in e ri.
 
[26/06/2008]
Energji e pastër elektrike nga diskoteka

Milioneri Andrew Charalambous ka vendosur të shfrytëzojë disa nga diskotekat që disponon në Londër për të prodhuar energji të pastër elektrike. Mesa duket në këto diskoteka do të ndërtohen pista të reja superteknologjike të cilat do të projektohen në mënyrë të tillë që nga çdo goditje e këmbëve në pistë të gjenerojë një sasi jot ë vogël energjie të pastër e cila më pas magazinohet në disa akumulatorë specialë dhe shpërndahet nëpër rrjet. Mendohet që kjo risi të kursejë më shumë se 60 % të konsumit të nevojshëm.
 
Per Me Teper Hitech
1-10 | 11-20 | 21-30 | 31-40 | 41-50 | 51-60 | 61-70 | 71-80 | 81-90 | 91-100 | 101-110 | 111-120 | 121-130 | 131-140 | 141-150 | 151-160 | 161-170 | 171-180 | 181-190 | 191-200 | 201-210 | 211-220 | 221-230 | 231-240 | 241-250 | 251-260 | 261-270 | 271-280 | 281-290 | 291-300 | 301-310 | 311-320 | 321-330 | 331-340 | 341-350 | 351-360 | 361-370 | 371-380 | 381-390 | 391-400 | 401-410 | 411-420 | 421-430 | 431-440 | 441-450 | 451-460 | 461-470 | 471-480 | 481-490 | 491-500 | 501-510 | 511-520 | 521-530 | 531-540 | 541-550 | 551-560 | 561-570 | 571-580 | 581-590 | 591-600 | 601-610 | 611-620 | 621-630 | 631-640 | 641-650 | 651-660 | 661-670 | 671-680 | 681-690 | 691-700 | 701-710 | 711-720 | 721-730 | 731-740 | 741-750 | 751-760 | 761-770 | 771-780 | 781-790 | 791-800 | 801-810 | 811-820 | 821-830 | 831-840 | 841-850 | 851-860 | 861-870 | 871-880
 
HOME›››
 
 
 
 
 
 Download Flash Player | An ARX.Net S.A. Project | Copyright© ClubFM.Net