Ja si puthet një femër...
Tuesday, 14 May 2013 11:15
Hits: 6746

Ja se si duhet ta puthësh një femër...

Kur është puna për të puthur një femër, nuk hyjnë fare në punë manualet, por më shumë, meshkujt nisen nga këshillat e miqve, apo nga skenat e ndryshme të filmave.
Në këtë aspekt, nuk ka një recetë personale për puthjen e përsosur.
Por ndërkaq, një studim i kryer nga Universiteti i Albany, në shtetin e Nju Jork (SHBA), 2 në 3 femra, pretendojnë se tërhiqen nga një mashkull, pikërisht nga puthja që ai u dhuron për herë të parë. Kjo nuk është aspak për t'u çuditur, pasi të gjithë duhet ta dinë se puthja përveçse një akti joshës, ai është edhe momenti i ballafaqimit mes dy partnerëve, në një nivel të caktuar kimik.
Dhe jo vetëm kaq. Puthja është një tregues i përsosur i përputhshmërisë mes tyre.
Rregullat për një puthje të përsosur
1. Afrohuni ju i pari
Është mirë që të jetë mashkulli i pari, ai që ta ndërmarrë nismën për të puthur një femër.
2. Mos përdorni direkt gjuhën
Është mirë që të mos përdorni menjëherë gjuhën në puthjen e parë. Kontakti i buzëve është thelbësor, si dhe një garanci për ndjesi shumë të këndshme edhe për atë.
3. Mundohuni ta "lexoni" puthjen
Çdo puthje është e ndryshme nga tjetra. Por edhe ajo nga një person, tek një tjetër ajo ndryshon. Prandaj, një mashkull duhet të ketë intuitën e duhur për ta lexuar secilën prej tyre.
4. Mos puthni duke patur mjekër
Është mirë që ta eliminoni mjekrën tuaj, teksa vendosni të puthni një femër. Shpesh ajo ndikon, që të krijojë një ndjesi jo fort të mirë tek ajo.