Ja çfarë ju shkakton ajri i kondicionuar - Club FM Radio 100.4

Ja çfarë ju shkakton ajri i kondicionuar

Sipas disa të dhënave të publikuar nga shoqata italianë e fizioterapistëve, për shkak të përdorimit të ajrit të kondicionuar po shtohen një sërë sëmundjesh ndaj duhet treguar kujdes. Të gjithë ne kur arrin vera dhe bën shumë vapë, kërkojmë ndihmë tek ajri i kondicionuar për të gjetur freskinë e aq shumë dëshiruar, e cila duhet thënë se ka pasoja. Më poshtë do paraqesim disa rreziqe që ju kanosen nga ajri i kondicionuar.
Kujdes nga ftohja gjatë natës do ishte më mirë të mos përdorej ajri i kondicionuar, sepse gjatë gjumit kur trupi është i lëshuar rrezikohet të ftoheni më shpejtë. Kush vuan nga i ftohti kronik, apo bajamet duhet të ketë kujdes nga ajri i kondicionuar. Nëse nuk flini dot pa kondicioner, të paktën tregoni kujdes të ngrini temperaturat disa gradë.
Rreziku i sistemit imunitar Ndryshimet e shpejta të temperaturës mund të krijojnë probleme për sistemin imunitar, ndërsa rrugët tona të frymëmarrjes mund të humbin fuqinë e tyre dhe kapacitetin për të luftuar viruset, bakteret dhe agjentë të tjerë patogjenë.
Rregullat e përdorimit të mirë Këshillohet që të pastrohen filtrat në mënyrë të rregullt në fillim të çdo stine, si dhe mos harroni të lexoni mirë librin shoqërues për përdorimin e kondicionerit. Kur ndizni kondicionerin mbani parasysh që diferenca mes temperaturës së jashtme me ambientin e brendshëm nuk duhet ti kalojë 3-4 gradë.

Write comment (0 Comments)