Çfarë janë super-kompjuterat? Le t'a mësojmë...
Hits: 2053

Çfarë janë super-kompjuterat? Le t'a mësojmë...

Një superkompjuter i ri i krijuar nga Universiteti Kombëtar i Kinës për Teknologjinë e Mbrojtjes është renditur si më i shpejti në listën e 500 kompjuterave më të fuqishëm në botë. Superkompjuteri “Titan” i Laboratorit Kombëtar Oak Ridge të Departamentit amerikan të Energjisë ra në vendin e dytë të kësaj renditjeje. Por çfarë janë superkompjuterat? “Sot, superkompjuterat janë ata që ne quajmë makina paralele. Në vend të një CPU-je, pra të një mikroprocesori, ata kanë me mijëra e mijëra. Dhe në rastin e këtij modeli të Kinës, në varësi të mënyrës se si numërohet, kemi miliona mikroprocesorë.”Makinat paralele përbëhen nga shumë kompjutera të mëdhenj të veçantë të quajtur nyje, që vendosen në një bllok. Ata shpenzojnë një sasi të madhe energjie elektrike dhe lëshojnë shumë nxehtësi, prandaj kanë nevojë për sistemeve të mëdha ftohjeje. Gjithashtu, superkompjuterat përdorin programe të ndryshme nga ato që përdorin kompjuterat e zakonshëm.Me burime të mjaftueshme, thotë zoti Grimshaw (specialist-inxhinier), kushdo mund të ndërtojë një superkompjuter për të zgjidhur probleme që kërkojnë miliona përllogaritje matematikore.Por kjo nuk është gjithmonë e nevojshme.Një superkompjuter virtual mund të krijohet edhe me anë të kompjuterave individualë të rrjetit të një universiteti apo kompanie. Këto sisteme mund të përpunojnë të dhënat gjatë kohës që kompjuterat nuk po përdoren nga askush.“Në disa raste është shumë e thjeshtë të përdorësh superkompjuterat virtualë, sidomos kur problemi mund të ndahet në pjesë përbërëse të pavarura, pra duke e shpërndarë punën gjithandej. Ne e bëjmë këtë shumë shpesh në Universitetin e Virxhinias”- jep detaje Grimshaw.